Pique e tradhtoi me mamanë e shokut të Barçës? Shakira përfundon në spital, çfarë po ndodh me shëndetin e saj…

0

Lajmi se marrëdhënia e Shakirës dhe Gerard Pique ishte prishur për shkak të tradhtisë së futbollistit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Artikulli i publikuar nga gazetari Emilio Pérez de Rozas në ‘El Periódico’ bëri menjëherë xhiron e rrjetit dhe u shpërnda në të gjitha mediat botërore, madje u bë e ditur se këngëtarja dhe futbollisti nuk e kalojnë më natën nën të njëjtën çati.

Tashmë po raportohet se këngëtarja kolumbiane po e vuan shumë këtë situatë, me pasoja dhen ë shëndetin e saj.

Revista “Hello” raporton se Shakira ka pësuar një krizë të fortë të shtunën e kaluar. Këngëtarja është dashur të trajtohet nga shërbimet mjekësore dhe është transferuar me ambulancë në klinikën Teknon në Barcelonë. Një dëshmitar i ngjarjes tha për revistën se kolumbiania përfundoi në spital si pasojë e një sulmi ankthi. Sipas ‘Hello!’, mjekët e pyetën Shakirën nëse kishte nevojë për kujdes psikologjik dhe ajo kërkoi të shkonte në klinikën e lartpërmendur në Barcelonë

Pique dhe Nidia del Carmen Ripoll, nëna e këngëtares, ndoqën ambulancën me automjetet e tyre deri sa arritën në vendngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu