Një megaoperacion kundër drogës është zhvilluar në Ekuador dhe në Spanjë, që ka vënë pas prangave 30 persona të akuzuar për trafik narkotikësh dhe pastrim parash. Mediat e huaja raportojnë se të arrestuarit janë të lidhur me një organizatë droge, e cila drejtohej nga një shqiptar Dritan G.
Në kuadër të operacioneve të koduara “Pampa” dhe “Gran Fenix 13”, u kryen kontrolle në 57 vende në Guayas, El Oro, Santa Elena, Cotopaxi, Pichincha, Azuay ndërsa në Spanjë, operacionet u zhvilluan në Barcelonë, Malaga, Marbella dhe Valencia.
U sekuestruan: 2 ton 377 kg kokainë, dollarë të konvertuara në 450.000 eurove cash; 10 armë zjarri, 25 automjete, 22 pasuri, ora dhe 27 celulare.
Sipas hetimeve, Dritan G. ishte drejtuesi i kësaj organizate, e cila ishte ngarkuar me porositë pranë laboratorëve të prodhimit të kokainës në Kolumbi deri në koordinimin e shitjes në Evropë. Po ashtu, organizata kontaminoi kontejnerë me mallra të ligjshme (banane) për të transportuar drogën në Belgjikë, Holandë, Turqi dhe Shqipëri.