ITALI- Policia italaine ka arrestuar një 43-vjeçar shqiptar dhe parteneren e tij romune në Itali. Ata u arrestuan nga autoritetet italianëe, pasi ishin pjesë e një organizate kriminale Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën pesë pistoleta të llojeve të ndryshme, municione, dokumente false dhe një shumë parash prej 30 mijë eurosh.
Detajet e operacionit u bënë të ditur nga prokurori Luca Tescaroli, i cili foli për materiale që i atribuohen konteksteve të krimit të organizuar. Ai tha se ata janë plotësisht funksionale dhe potencialisht të destinuara për veprime të afta për të vënë në rrezik sigurinë publike dhe private. Paratë e sekuestruara, nga ana tjetër, do të ishin të pajtueshme me aktivitete të paligjshme, përfshirë trafikun e armëve dhe drogës, me lidhje të mundshme me qarqet e krimit shqiptar.
Mediat italiane shkruajnë se kontrolli bëri të mundur sekuestrimin e 75 fishekëve dhe 30 mijë euro në para të gatshme të cilat ndanë në tufa kartëmonedhash me prerje të ndryshme 200, 100, 50 dhe 20 euro, një shenjë e menaxhimit të organizuar të parave. Operacioni i zhvilluar nga autoritetet italiane hap skenarë të rinj hetimor, me qëllim sqarimin e origjinës së arsenalit dhe rindërtimin e çdo lidhjeje me rrjetet më të gjera kriminale.





