Partia e Lirisë ka zyrtarizuar grupin e saj parlamentar në Kuvend për Legjislaturën e re. Katër deputetëve që ishin në listat e sigurta më 11 maj nga radhët e PL-së i shtohen dhe 3 deputetë të PD-së për të formuar grupin e dytë parlamentar brenda radhëve të opozitës në parlament.
Kreu i këtij grupi do të jetë sekretari i PL-së Tedi Blushi. Bie në sy spostimi i deputetes së Vlorës, Ina Zhupa, e cila i bashkohet grupit parlamentar të Partisë së Lirisë.
Ne pergjigje te interesimit te medias, ju bejme me dije se grupi parlamentar i Partise se Lirise eshte zyrtarizuar me perberjen si me poshte:
Tedi Blushi – Kryetar
Edmond Haxhinasto – Zv/Kryetar
Erisa Xhixho – Zedhenese
Brunilda Haxhiu – Sekretare
Ina Zhupa
Ledina Alolli
Klodiana Çapja





