Plagjaturë në temën e diplomës, Kryeministri i Luksemburgut kërkon heqjen e saj

0

Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel ka hequr dorë nga diploma e nivelit master në vitin 1999, pas akuzave përplagjaturë. Lemonde shkruan se Bettel tha se i ka kërkuar Universitetit të Lorraine-s në Francë që të anulojë diplomën në mënyrë që të hiqet çdo dyshim në lidhje me meritat e DEA (gradë) dhe për të shmangur humbjen e besimit në punën akademike.

Në një reagim Bettel nuk e ka pranuar që ka kopjuar në punën akademike që ka bërë dhe ka shktuar se nuk ka qenë kurrë qëllimi i tij të mashtrojë njerëzit në atë kohë.

Këto akuza kundër Bettel janë ngritur në një artikull të gazetës luksemburgase Reporter, e cila në një shkrim thuhet se 3/4 e temës së diplomës së tij janë marrë nga burime të pacituara.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu