Plagosën dy persona në bulevardin “Gjergj Fishta”, 1 në pranga dhe 3 në kërkim

0

Një person ka rënë në prangat e  policisë së Tiranës ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim për një sherr masiv në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta” me 21 shtator.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim I. J., 25 vjeç(i kapur nga sherbimet e Qarkullimit Rrugor) dhe shpallën në kërkim shtetasit Rr. J, 26 vjeç, A. S., 30 vjeç dhe A. S., 26 vjeç.

Këta shtetas gjatë një konflikti fizik për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasit A. Sh, 48 vjeç dhe A. Sh., 42 vjeç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu