Plagosen me armë zjarri babë e bir

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.14 të Durrësit, ku pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur babë e bir. Policia ka isentifikuar shtetasin A.Ll., i cili është autori i dyshuar që ka kryer plagosjen në gjendje të dehur. Personat e plagosur babë e bir, ndodhen aktualisht nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Durrës/Informacion paraprak.

Plagosi me armë zjarri dy shtetas pas nje konflikti te çastit, Policia identifikon autorin edhe po vijon krehja e zones për kapjen e tij.

Më datë 14.09.2020, rreth orës 17:45, në lagjen nr.14, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit H.B. dhe M.B., (bab e birë), të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar shtetasi A.Ll., i cili ndodhej nën efektin e alkollot dhe pas plagosjes është larguar nga vendngjarja.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu