Plagoset me armë 45-vjeçari. Emri

0

Një 45-vjeçar ka mbërritur pasditen e sotme i plagosur me armë zjarri në spitalin e Beratit.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se i plagosuri është identifikuar si Xhuljano Goga, 45-vjeç, banues në lagjen “Uznovë” në Berat.

Ai ka shkuar vetë në spital me mjetin e tij, i mbuluar me gjak por nuk ka treguar asgjë, se ku është plagosur dhe kush e ka plagosur.

Gjendja e tij është e rëndë, ndërsa ndodhet në sallën e operacionit dhe do të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu