Plagoset me thikë i riu, dërgohet me urgjencë në spital

0

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e djeshme në “Rrugën e Dibrës” në Tiranë, ku është lënduar një 34-vjeçar.

Policia njofton se në rrethana ende të paqarta, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me thikë një 34-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 04.07.2021, në Rrugën e Dibrës, në rrethana ende të paqarta, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës shtetasin E. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin, kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e bërë nga policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu