Plagoset me thikë në gjoks përmbaruesi privat, identifikohet autori

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë. Mësohet se gjatë një sherri ka mbetur i plagosur me thikë në gjoks përmbaruesi Baftjar Nela.

Ky i fundit ndodhet në urgjencën e spitalit të Sarandës. I plagosur ka treguar para oficerve të policisë se e ka plagosur Aleksandër Camandioti.

Përmbaruesi kishte shkuar për të dorëzuar njoftim për masë sigurie të 2 apartamenteve, kur eshte perballur me sulmin. 53 vjecari ndodhet jashte rrezikut per jeten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu