Plagoset me thikë një 15-vjeçar në Sarandë, shoqërohet në komisariat autori i mitur

0

SARANDË- Një 15-vjeçar është plagosu me thikë mesditën e sotme në rrugën “Adem Sheme” në Sarandë. Sipas informacioneve policore ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

I mituri i plagosur është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, një 12-vjeçar i cili u shoqërua në Komisariat. Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, në mesditë, në rrugën “Adem Sheme”, lagjja nr. 2, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 15-vjeçar është goditur me mjet prerës në shpatull nga një bashkëmoshatar. I dëmtuari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta dhe reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin e mitur M. M., 12 vjeç, i cili u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë veprimeve të mëtejshme lidhur me ngjarjen, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjes