Plagoset me t*hikë një 20-vjeçar, shoqërohet në polici autori i mitur

0

Plagoset me t*hikë një 20-vjeçar, shoqërohet në polici autori i mitur nga Shijaku.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 21:30, në lagjen “Popullore”, Shijak, shtetasi i mitur S. J., 14 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta shtetasin R. K, 20 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi S. J, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu