Plagoset me thikë një 42-vjeçar në Tiranë, dërgohet në QSUT me lëndime në këmbë

0

TIRANË- Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Sipas informacioneve policore, i plagosur ka mbetur një 42-vjeçar.

Referuar deklaratës së këtij të fundit, ngjarja ka ndodhur në afërsi të spitaleve, ku një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.09.2024, në urgjencën e QSUT-së është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi G. S., 42 vjeç, banues në Shkozë, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me mjet prerës.

Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu