Plagoset me thikë një 60-vjeçar, mister shkaqet

0

Një 60-vjeçar ka shkuar i plagosur me thikë në spitalin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, ku i plagosuri është identifikuar si L.B., rreth 60 vjeç, banues në Durrës.

Nuk dihen ende shkaqet dhe autori i kësaj plagosjeje.

“Më datë 23.09.2020, rreth orës 17:10, jemi njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës, se ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës (thikë), në rrethana ende të paqarta shtetasi L.B., rreth 60 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu