PUKË- Një inxhinier i një miniere bakri është proceduar penalisht ditën e sotme në Pukë. Mësohet se në këtë minierë është regjistruar një incidenti në fshatin Kimez të Pukës.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se është proceduar penalisht 57-vjeçari me inicialet J. H. pasi gjatë punës në këtë minierë është lënduar një punonjës. I plagosur lehtë ka mbetur 56-vjeçari me iniciale L. N., banues në fshatin Gojan i Vogël, Pukë.