Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar pas plagosjes së një 34 vjeçari në minierën e Bulqizës.
I riu i cili punonte si brigadier në një galeri private kromi është plagosur pas shembjes së një masivi gurësh në Zonën D të minierës.
KSSH teka i uron shërim të shpejtë 34-vjeçarit kërkon zbardhjen e ngjarjes nga autoritetet përkatëse.
Aksidentet e në minierat e Bulqizës janë të përditshme, ndonëse shumë prej tyre as nuk raportohen në polici.
Sot një 34 vjeçar i cili punonte si brigadier në një galeri private kromi është plagosur pas shembjes së një masivi gurësh në Zonën D të minierës së Bulqizës.
Konfederata e Sindikatave i uron shërim të shpejtë dhe kërkon zbardhjen e ngjarjes nga autoritetet përkatëse.
Konfederata e Sindikatave i kërkon Inspektoriatit të Punës të shtojë kontrollet në miniera dhe në kantiere ndërtimi.
Jeta e punëtoreve shqiptar duhet të jetë prioritet dhe nuk mund të lihet në mëshirë të fatit, pasi shumë kompani abuzojnë me kriteret që lidhen me sigurinë në punë.