Tre ditë më parë në një piceri në lagjen “Ali Dem” në Tiranë u regjistruan të shtëna me armë. Si pasojë e ngjarjes mbeti i plagosur një 15-vjeçar.Autori i dyshuar i plagosjes ka dhënë dëshminë e tij teksa ka mohuar se e ka plagosur me qëllim të miturin. Aldo Neziri thekson se arma, një pistoletë stilolaps ka shkrepur aksidentalisht.
Ai është shprehur se ka qenë në një tavolinë me 15-vjeçarin dhe arma është shkrepur aksidentalisht pa treguar të tjera detaje. 15-vjeçari i plagosur ka deklaruar se nuk e mban mend sesi ka ndodhur ngjarja.
Policia arrestuar 3 punonjës të picerisë pasi nuk kanë kallëzuar për ngjarjen. Sipas policisë ata kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri. Në kërkim është shpallur edhe administratori i picerisë. Ka nisur edhe procedimi penal për një 15-vjeçare për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.