Plagosi 2 vëllezërit! Autori mori ‘hak’, të miturit i shtypën qenin me makinë

0

Ibrahim Duda, plagosi me thikë mbrëmjen e kaluar dy vëllezërit në Sarandë për shkak të qenit. Është zbuluar se dy vëllezërit i kishin shtypur qenin me makinë 43-vjeçarit. Ky i fundit kreu aktin e rëndë duke sulmuar me thikë në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar, vëllezërit, në shenjë hakmarrje.

Duda iu afrua 17-vjeçarit me inicialet K.G duke e sulmuar me thikë. Pranë këtij të fundit ishte dhe i vëllai, 16-vjeçari, i cili po ashtu u sulmua nga 43-vjeçari. Të miturit morën plagë të rënda në kraharor dhe u dërguan menjëherë në spital për mjekim, në gjendje të rëndë. Nuk dihet se si është gjendja e tyre sot.

Autori i cili është person me precendent penal në të shkuarën, pasi ka qënë dënuar për tentativë vrasje dhe për vjedhje e kundërshtim të forcave të policisë, u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu