Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku një 70-vjeçar është plagosur rëndë pas një konflikti të mundshëm borxhi.
Sipas burimeve, incidenti ka ndodhur pasi 31-vjeçari Adil Hizdari, i cili pretendonte të kishte një shumë parash të palikujduar nga një marrëdhënie pune me djalin e të plagosurit, ka tentuar të zgjidhte problemin me babain e tij, Fadil Hunda.
Ndërkaq, takimi ka shkuar në tension dhe Fadil Hunda ka refuzuar të bënte pagesën e kërkuar nga Adil Hizdari.
Pas një debati të ashpër, ka ndodhur konfrontimi fizik, gjatë të cilit 70-vjeçari është plagosur me disa plumba.
Ai është transportuar urgjentisht në spitalin e Durrësit, ku gjendet në kujdes intensiv mjekësor jashtë rrezikut për jetën, megjithatë në një gjendje të rëndë.