Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja, e armëve të ftohta”, shtetasin M. A., 40 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, ka goditur me mjet prerës thikë shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.