Gjykata e Tiranës ka lënë në burg efektivin e policisë Lutfi Gjyla, i cili plagosi Myrteza Likën pak ditë më parë në zonën e Kombinatit, me të cilin ishte duke konsumuar alkool.
Burime bëjnë me dije se Gjyla është shprehur në sallën e gjyqit se arma i ishte shkrepur padashje.