Plagosi me armë zjarri Agron Pukën sapo la fëmijët në shkollë, arrestohet Amarildo Ndreca

0

TIRANË- Është arrestuar një nga autorët e atentatit të ndodhur në Lezhë në mars të këtij viti ndaj Agron Pukës. Në pranga është vënë Amarildo Ndreca (Kola). Puka u qëllua me breshëri plumbash sapo la fëmijët e tij në oborrin e shkollës. Vetë i plagosuri u arrestua nga policia asokohe pasi qëlloi me armë zjarri drejt autorëve.

Po rnë korrik, Gjykata e Lezhës vendosi lirimin e tij nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore. Puka akuzohet për armbajtje pa leje dhe gjuatje me arme në kushtet e vetëmbrojtjes. Në deklaratën e tij para policisë, 54-vjeçari tha se ka qëlluar për vetëmbrojtje, pasi tre persona i kishin zënë pritë sapo la fëmijët në shkollë.

Autorët e atentatit, Vincens Tuku, Amarildo Kola dhe Kevin Ndoka akuzohen pë veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Autorët dhe 54-vjeçari kanë pasur më herët një konflikt mes tyre për motive të dobëta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu