Plagosi me thikë bashkëshorten për motive xhelozie, Gjykata e Korçës jep vendimin për Aleko Myrtollarin

0

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 46-vjeçarin Aleko Myrtollari. Për shkak të dyshimit për vrasjen në tentativë të bashkëshortes së tij, Marjola Myrtollari. Autori e ka pranuar fajin teksa edhe u shpreh i penduar për veprimin e tij të nxituar.

Ai ka ngritur në gjykatë dyshime për mënyrën e jetesës së bashkëshortes dhe si po e menaxhonte shpinë. Ai është shprehur se ka gjetur disa varëse floriri të gruas. Ai theksoi se dy fëmijët kanë mbetur pa shkolle, teksa tha se nuk kam pasur qëllim vrasjen.

“Kemi pasur debat. Ishte reagim emocional”, ka thënë Myrtollari në gjykatën e Korçës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu