Plagosi me thikë dy vëllezërit, arrestohet 58-vjeçari (Emrat)

0

Policia e Kurbinit ka arrestuar ditën e sotme shtetasin Paulin Gjini 58-vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit ka qëlluar me thikë vëllezërit Armando dhe David Prendi përkatësisht 27 dhe 19-vjeç.

Kanë qenë fillimisht dy vëllezërit Prendi ata që kanë goditur me sende të forta 58-vjeçarin, i cili më pas i është kundërpërgjigjur me thikë.

Vëllezërit Prendi janë transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme në spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që 58-vjeçari është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë: Milot/Informacion paraprak

Rreth orës 07:15, në vendin e quajtur tregu i Milotit, Kurbin, pas një konflikti të çastit, shtetasit A.P.,27 vjeç dhe D.P.,19 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Pllanë, Lezhë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin P. Gj., 58 vjeç, banues në fshatin Gajush, Lezhë, i cili i ka goditur me mjet të mprehtë thikë duke i shkaktuar dëmtime të dy vëllezërve, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi P.Gj., është shoqëruar në spital për kontrollin e nevojshëm dhe me pas në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Sherbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu