Plagosi me thikë Ergyst Shtyllën në Korçë, identifikohet autori, vijon të jetë në arrati

0

TIRANË – Policia ka dalë me një tjetër informacion zyrtar lidhur me ngjarjen që u regjistrua mbrëmjen e kaluar në Korçë, ku mbeti i plaogur me thikë Ergyst Shtylla, 40-vjeç.

Policia bën me dije se autori është një 39-vjeçar me iniciale D.M, i cili vijon të jetë në arrati. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku shtetasi E. Sh, 40 vjeç, ngeli i dëmtuar me mjet prerës, ju informojmë se:

Pas veprimeve paraprake të kryera dhe informacionit të siguruar, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit D M, 39 vjeç.

Shtetasi E Sh, në kallëzimin e dhënë ka deklaruar se për motive të dobëta ishte qëlluar me mjet prerës (thikë) nga shtetasi D.M.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 39 vjeçarit D .M.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.