Plagosi me thikë një 24-vjeçar, policia vihet në ndjekje të autorit

0

Një person është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka goditur me thikë një 24-vjeçar. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi nga policia

Më datë 03.06.2023, në rrugën “Dine Hoxha”, shtetasi D. H., gjatë një konflikti dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. T., 24 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë 24-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu