Plagosi me thikë shokun e klasës, 17-vjeçari del para gjykatës së Fierit, dëshmia e tij pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen

0

TIRANË- Ka dalë sot para gjykatës së Fierit, 17-vjeçari i cili ka goditur 4 herë me mjet prerës shokun e klasës në gjimnazin “Mustafa Hoxha” në Cakran, pas një konflikti të çastit.

17-vjeçari pritet të njihet me masën e sigurisë pasi dy ditë më parë u vu në pranga për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

Sipas të plagosurit, konflikti ka nisur një muaj më parë pas postimit të disa fotove në rrjetet sociale, ndërsa dëshmia e autorit sot pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu