Plagosi shqiptarin në makinë, shpallet fajtorja policja zvicerane

0

Gjykata e Lartë e Zyrihut shpalli fajtore një efektive të policisë, e cila plagosi përpara 5 vitesh një shtetas shqiptar nga Kosova. Punonjësoja e policisë në kantonin Ossingen, rajoni Zurcher ëeinland qëlloi 3 herë ndaj shtetasit nga Kosova teksa dyshonte se ai ishte grabitës dhe sot gjykata e konsideroi fajtore për veprën penale plagosje nga pakujdesia.

Në maj të 2016, 36-vjeçarja pikasi 41-vjeçarin në një makinë. Ajo shkoi drejt tij duke dyshuar se ishte grabitës dhe i kërkoi të mos lëvizte, por nga frika se ai mund të largohej e goditi me 3 plumba nga xhami i shoferit. Njëri prej plumbave e kapi në dorën e majtë, të cilën e ka sot pjesërisht të paralizuar.

Sipas të dhënave, i plagosuri rezultoi të ishte vërtet grabitës, por ai nuk bëri kundërshtim dhe rezistencë gjatë momentit të ndalimit. Për këtë arsye, avokati i tij ka kërkuar dëmshpërblim prej 70 mijë frangash, ndërsa efektivja e policisë duhet të paguajë për dëmin e shkaktuar 28.800 franga. Më pas, ajo do të transferohet në një rajon tjetër të Zvicrës për të punuar në zyrë, jo në terren.

Marrë nga “Andelfinger Zeitung”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu