Plagosja e 15-vjeçarit në piceri, policia gjen pistoletën stilolaps të autorit

0

Tiranë, 3 qershor 2025 – Policia e Tiranës ka sekuestruar pistoletën e përdorur nga 21-vjeçari Aldo Neziri për të plagosur një 15-vjeçar në një piceri në zonën e “Ali Demit”.

Mësohet se autori ka përdorur një armë të tipit stilolaps gjatë konfliktit në picerinë ku i mituri punonte. Arma ishte hedhur në tokë në rrugën “Riza Çuka” në Laprakë dhe është gjetur nga shërbimet e policisë.

I mituri mbeti i plagosur në shpatull dhe aktualisht ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se në vijim të hetimeve të ngjarjes së datës 01.06.2025, shërbimet e Komisariatit Nr.1 kanë gjetur dhe sekuestruar armën atipike me të cilën dyshohet se është kryer plagosja.