Një konflikt për motive pronësie dyshohet paraprakisht se është bërë shkak për plagosjen e dy vëllezërve në Shkodër, mëngjesin e sotëm. Policia bën me dije se fillimisht një prej vëllezërve është dhunuar me sende të forta kurse tjetri me pistoletë.
Mësohet se gjatë konfliktit fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi Lad Gruda, 34 vjeç. Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xhevahir Fikaj, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Ilir Gruda, 41 vjeç, vëllain e 34 vjeçarit.
Të dy vëllezërit janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit Xhevahir Fikaj.
Shkodër/informacion paraprak
Më datë 08.09.2021, rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat, Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi Lad Gruda, 34 vjeç.
Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xh.F, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Ilir Gruda, 41 vjeç, vëllain e 34 vjeçarit, të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.