Plagosja e serbit në veri të Kosovës/ Reagon KFOR: Po monitorojmë situatën dhe …

0

Misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një ka dënuar incidentin e së hënës mbrëma ku një serb i Kosovës u plagos me armë zjarri në komunën e Zveçanit. Përmes një deklarate për mediat, KFOR-i tha se pret që institucionet në Kosovë të kryejnë një hetim të plotë të ngjarjeve dhe autorët të vihet para drejtësisë.

“KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në reagim.

Po ashtu, KFOR ka përmendur edhe marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, duke bërë thirrje që ajo të zbatohet sa më shpejt.

“Progresi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është kyç për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal. KFOR-i mirëpret marrëveshjet e fundit të ndërmjetësuara nga BE-ja në këtë drejtim dhe inkurajon të dyja palët të zbatojnë detyrimet e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Një shtetas serb është plagosur me armë zjarri në veri të Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në një postbllok të policisë së Kosovës në komunën e Zveçanit. Inspektoriati Policor i Kosovës njoftoi se ka vënë në pranga 4 oficerë policie, në kuadër të hetimeve për rastin. Policia mohoi përfshirjen e saj në plagosjen e qytetarit serb, ndërsa pasditen e së martës tha se janë siguruar dëshmi mbi dyshimet për përfshirje të një zyrtari policor në këtë ngjarje dhe vendosi më pas pezullimin dhe arrestimin e 4 oficerëve të policisë. I plagosuri po merr mjekim në spitalin në Mitrovicë të Veriut. Incidenti u dënua edhe nga diplomatët amerikanë dhe evropianë në Prishtinë.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu