Plagosja e tre personave në një klub nate në Greqi, dorëzohet në polici shqiptari

0

Një 39-vjeçar shqiptar i kërkuar për tentativë vrasje u dorëzua me avokatin e tij të hënën, thanë autoritetet greke.

Ai akuzohet për përfshirje në të shtëna me armë në dhjetor të vitit 2023 jashtë një klubi nate në lagjen athinase të Gazit, ku një i dyshuar hapi zjarr ndaj tre burrave nga Kreta pas një sherri.

Policia tha se i dyshuari dhe një burrë tjetër iu afruan viktimave me një makinë rreth orës 7 të mëngjesit, më 16 dhjetor të vitit të kaluar. Pasi një i dyshuar i ka goditur një anëtari të grupit, ka pasur një konfrontim dhe i dyshuari i dytë ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar. Në vendngjarje janë gjetur katër gëzhoja, ndërsa viktimat u dërguan në spital.

Të dy të dyshuarit janë të njohur për autoritetet. 39-vjeçari ka një histori kriminale në Shqipëri, përfshirë edhe një dënim me burg për grabitje me armë. 34-vjeçari është përballur me akuza të shumta, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore dhe tentativën për vrasje.

Autoritetet besojnë se 39-vjeçari në paraburgim ishte ai që ka qëlluar. Ai përballet me akuza zyrtare ndërsa hetimi vazhdon.