Plagosja me armë në Durrës, identifikohet autori! (EMRI+FOTO)

0

Është zbardhur nga policia e Durrësit plagosja e natës së kaluar në Fllakë.

Një konflikt i të plagosurit me babanë e autorit të dyshuar nga Kavaja ka sjellë në plagosjen e Arbër Gorgejas, 36 vjeç teksa lëvizte me makinë.

I plagosuri mësohet se ka qëlluar me grusht për motive të dobëta Eqerem Kazazin në Kavajë për motive të dobëta.

Autori i dyshuar është identifikuar si Erkid Kazazi, emër i njohur për policinë ndërsa po punohet për kapjen e tij.

Kid Kazazi rezulton të ketë qenë kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në qytetin e Kavajës.