Plagosja me armë zjarri në Tiranë/ Ervis Nela u qëllua nga kushëriri, autori ende në arrati (EMRI)

0

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e ditës së sotme në rrugën “Princ Vidi” në kryeqytet. Bëhet me dije se Ervis Nela është plagosur nga kushëriri i tij i cili identifikohet si Mario Nela.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive banale. Ervis Nela pasi u plagos me armë zjarri shkoi në një spital privat për të marrë ndihmë mjekësore.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë po punohet për kapjen e autorit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu