Plagosja me armë zjarri në Tiranë, shpallet në kërkim autori i dyshuar (EMRI)

0

Një plagosje me armë zjarri u regjistrua një natë më parë në Tiranë. Një 56-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në ambientet e një lokali në rrugën “Imer Ndregjoni”.

I plagosuri mbeti shtetasi Ilirjan Dosti, i cili u transportua menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar.

Bëhet fjalë për shtetasin Astrit Dautaj, 53 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Policia vijon punën intensive për kapjen e tij, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.