Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një personi.
Sipas informacionit paraprak, shtetasi I. Ll. dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. G., 31 vjeç. I dëmtuari ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Ndërkohë, shërbimet e Policisë janë në terren dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 12 Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi I. Ll, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. G., 31 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuarit.