Pla*gosje me armë në Prishtinë

0

PRISHTINË- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Dardania në Prishtinë. Si pasojë e të shtënave një person ka mbetur i plagosur.

Policia e Kosovës bën të ditur se rreth orës 20:00 është raportuar për të shtëna me armë, ndërsa njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu i plagosuri, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Po ashtu sipas informacioneve paraprake personi i plagosur është një taksist.