Plagosje me armë zjarri në Shkodër

0

Një person raportohet të ketë mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të premte në Shkodër.

Paraprakisht mësohet se ai është dërguar në spital, megjithatë gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende.

Edhe rrethanat apo autori i kësaj plagosjeje momentalisht nuk janë të qarta. Të dhënat janë paraprake dhe më shumë detaje do të kemi në vijim.