LAJM I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë

0

Një person ka mbetur i plagosur mesditën e së hënës në Tiranë ne zonën e Porcelanit.

Ai është qëlluar me pistoletë teksa po qëndronte pranë një xhamie.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Xhamisë së Xhurës tek “Oxhaku”.

I plagosur ka mbetur një 58-vjeçar. Në vendin e ngjares, që është rrethuar nga policia, ka mbërritur edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu