Plagosje me thikë, arrestohet 25-vjeçari (Detaje)

0

Plagoset një shtetas në Vlorë.

Uniformat blu kanë arrestuar një 25-vjeçar i cili ka goditur me thikë shtetasin me iniciale S.V i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu gjatë sherrit shtetasi A.H i ka shkatërruar dhe thyer xhamat automjetit në pronësi të të lënduarit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë Vlorë:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi pronës”, shtetasin A. H., 25 vjeç, banues në fshatin Rromës, bashkia Selenicë, pasi ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. V., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, si dhe i ka thyer atij, xhamin e automjetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu