Plagosje me thikë, arrestohet autori (EMRAT)

0

Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:30 në lagjen nr. 3. Mësohet se Rudin Dimri ka plagosur me thikë Olsi Çelhykën, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka ndërhyrë duke shoqëruar në komisariat Dimrin. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbuluar shkaqet dhe arsyet që dërguan dy të rinjtë në këtë sherr.