Një qytetar është plagosur në mbrëmje me thikë në Prishtinë në nënkalimin e quajtur Santea. Policia e Prishtinës bën me dije se i plagosuri është dërguar në spital për mjekim.
Pas kësaj ngjarjeje janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohen se kanë goditur personin e plagosur. Nuk janë publikuar as identiteti i personave, ndërsa shkaqet janë të panjohura.
“Sot rreth orës 19 :30, kemi marrë informatën se në Prishtinë, ( te nënkalimi te Santea), ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Marrë nga “Express”