Plagosje me thikë në qendër të qytetit, dy të lënduar në Selanik

0

GREQI- Një incident mes dy personave ka ndodhur pasditen e së shtunës, në qendër të Selanikut. Sipas informacioneve të para të protothema.gr, dy të rinj me plagë me thikë janë dërguar në spitalin e Papageorgiou.

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, 22-vjeçari algjerian ka të paktën tre plagë me thikë, dy në gjoks dhe një në këmbën e majtë dhe një dëmtim në kokë që ndoshta është shkaktuar nga doreza e thikës.

I riu ka arritur të ecë deri në rrugën Ethnikis Amynis ku është rrëzuar para forcave të Policisë, ndërsa i dyti shkoi në spital me ambulancë.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngjarjes së përgjakshme. Por ngjarja ka ndodhur në një zonë ku ndodhen më shumë se 3000 policë që marrin pjesë që monitorojnë demonstratat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu