Plagosje me thikë në Tiranë, 46-vjeçari përfundon në spital

0

TIRANË- Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se një 46-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë, pas një konflikti të çastit. Ende nuk dihet personi që plagosi 46-vjeçarin, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 16.08.2024, rreth orës 21:00, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës shtetasi D. Xh., 46 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu