Plagosje në Durrës, 66-vjeçari godet shokun me biçak

0

DDURRËS- Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se një 66-vjeçar me iniciale R.Sh ka goditur me biçak një 52-vjeçar me iniciale A.A. Plagosja ka ndodhur për motive të dobta, ndërkohë që i plagosuri ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Durrës Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasin R. Sh., 66 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. 66-vjeçari dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 12, Durrës, ka goditur me mjet prerës (biçak), shtetasin A. A., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili pas mjekimit në Spitalin Rajonal Durrës, u largua në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu