Shkrirja e ngricës së përhershme të Arktikut, e ngarkuar me miliarda tonë gazra serë, jo vetëm që kërcënon infrastrukturën e rajonit, por edhe jetën në të gjithë planetin, sipas një rishikimi gjithëpërfshirës shkencor.
Pothuajse 70 për qind e rrugëve, tubacioneve, qyteteve dhe industrisë, kryesisht në Rusi, janë shumë të cenueshme ndaj dëmtimeve akute nga mesi i shekullit.
Një studim tjetër paralajmëron se metani dhe CO2 që ikin nga toka e ngrirë prej kohësh mund të përshpejtojnë ngrohjen dhe të mposhtin përpjekjet globale për të kufizuar rritjen e temperaturës së Tokës në nivele të jetueshme.
Ekspozimi i lëndës organike shumë të djegshme që nuk mbyllet më nga akulli po nxit gjithashtu zjarre të paprecedentë, duke e bërë ngrirjen e përhershme një kërcënim të trefishtë, thuhet në studime, shkruan France 24.
Temperaturat në rajonin e Arktikut janë rritur dy deri në tre herë më shpejt gjatë gjysmëshekullit të fundit sesa për botën në tërësi, dy deri në tre gradë Celsius mbi nivelet para-industriale.
Rajoni ka parë gjithashtu një seri anomalish të çuditshme të motit, me temperatura në dimër që rriten deri në 40 gradë Celsius mbi mesataret e mëparshme.