Plani i tmerrshëm i babait të Matias: Ai donte të vriste edhe ish-gruan e tij

0

 Një hipotezë e re është ngritur nga hetuesit që po zbardhin ngajrjen e rëndë, 10-vjeçari me origjinë shqiptare që u vra nga babai i tij në Viterbo të Italisë. Mediat e huaja raportojnë se objektivi i Mirko Tomkow nuk ishte vetëm Matias i vogël, i vrarë me thikë në fyt pasi i kishte mbyllur gojën dhe hundën me shirit ngjitës, por edhe ish-bashkëshortja e tij shqiptare Mariola.

Hetimet e karabinierëve vazhdojnë, të koordinuara nga kryeprokurori Paolo Auriemma dhe Stefano D’Arma, sipas të cilëve qëllimi i 44-vjeçarit polak, do të kishte qenë ti vinte flakën shtëpisë në ndërtesën në Stradone Fazi civil 6 në Cura di Vetralla.

Hipoteza:

Mirko Tomkow e ka paramenduar veprimin. Ai kishte një motiv. Pas lidhjes me Mariola Rapaj ai kishte vazhduar ta keqtrajtonte. Dhuna që në shtator kishte shtyrë gjyqtarin hetues të shpallte urdhër mbrojtje. Ish-bashkëshorti kishte një motiv dhe nga mesi i tetorit kishte kërcënuar tashmë një veprim të bujshëm. Ai kishte shkuar në një kamp pranë Cura me qëllim të vetëvrasjes. Prej aty ai i kishte dërguar kunatës një foto me lakun në qafë. Në atë rast karabinierët mbërritën në kohë dhe e ndaluan. Më pas ai u dërgua në spital dhe rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe kaloi 21 ditë në karantinë në një hotel në Romë. Besohet se gjatë kësaj periudhe ai ka planifikuar edhe krimin e rëndë që do të kryente.

Nuk është ende e qartë nëse ai arriti të hynte në shtëpi përpara se djali të kthehej, ndoshta me çelësat që kishte. Synimi i tij ishte të vriste gruan dhe djalin e tij dhe më pas të bënte vetëvrasje pasi t’i vinte zjarrin shtëpisë dhe kjo shpjegohet nga zbulimi i rrobave të lagura me benzinë.

Në orët e para të pasdites të së martës një fqinj dëgjoi fëmijën duke zbritur nga shkallët. Ndoshta babai në shtëpi ka kërcënuar nënën e tij Mariolën dhe ai ka tentuar të arratiset. Menjëherë pas kësaj, djali i vogël është kthyer në shtëpi, ai i ka mbyllur gojën dhe hundën me shirit dhe më pas e ka goditur me thikë. Tomkow nuk ishte në gjendje të bënte vetëvrasje sepse ishte shumë i dehur. Tani priten rezultatet e autopsisë për të vërtetuar nëse fëmija ka vdekur nga asfiksia apo nga një goditje me thikë.

Mirko Tomkow ishte i shtruar në spitalin në Romë nga Covid-19 por u arratis që aty dhe shkoi në shtëpinë ku fëmija jetonte me nënën e tij, në Vetralle. Në banesë ishte vetëm 10-vjeçari të cilin ai e vrau duke i prerë fytin me thikë. 44-vjeçari i akuzuar për vrasjen e djalit të tij Matias, aktualisht ndodhet në repartin e burgut Belcolle dhe pasi tëshërohet do të dërgohet në një qeli në Mammagialla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu