Planifikoi vrasjen e nënës së saj / Lirohet nga burgu Gypsy Rose Blanchard

0

Gypsy Rose Blanchard është liruar nga burgu. 32-vjeçarja u lirua pasi vuajti dënimin prej 8 vitesh, me akuzën për vrasje të shkallës së dytë të së ëmës, Claudine, e njohur me nofkën “Dee Dee”. Gypsy Rose ishte dënuar për 10 vite burg.
Vrasja e “Dee Dee” në vitin 2015 tronditi opinonin publik, sidomos pasi u porosit prej së bijës.

Gypsy u shpreh e penduar për planifikimin e vrasjes, duke thënë se e ëma nuk e meritonte, por asokohe, ajo s’ishte mjaftueshëm e edukuar për të bërë më mirë.

Qysh prej kur ishte bebe, vajza e “Dee Dee” ka vuajtur nga fiksimet e së ëmës, e cila pretendonte gjithë kohës se e bija ishte sëmurë. Ajo e detyroi vajzën të qëndronte në karrige me rrota dhe të mos fliste për një kohë të gjatë. Thuhet se “Dee Dee” vuante nga sindroma Munchausen, e njohur si një çrregullim i rrallë, në të cilin një person shpik (ose ekzagjëron) sëmundjen e një fëmije, për të marrë vëmendje dhe simpatinë e të tjerëve.

“Dee Dee”, prej vitesh e kishte bindur vajzën se vuante nga një sëmundje. Ajo jetonte me të ëmën, e cila e mashtronte për simptomat e sëmundjes. Ajo nisi të shtirej dhe të thoshte se e bija vuante nga sëmundje të ndryshme qysh kur ishte bebe.

Gypsy Rose lindi në vitin 1991 dhe “Dee Dee” tha se e bija vuante nga apnea e gjumit. Kur vajza ishte 8 vjeç, “Dee Dee” u shpreh se vuante nga leuçemia dhe distrofia muskulare, ndaj i duhej që të lëvizte me karrige me rrota dhe të ushqehej me serume. Lista e sëmundjeve nga e cila “vuante” Gypsy Rose sa vinte dhe rritej, duke përfshirë edhe krizat, astma, si dhe dëmtim të shikimit dhe dëgjimit.

“Dee Dee” e detyroi të bijën të flinte me pajisje që ndihmojnë për t’i siguruar pacientit oksigjen. Gypsy Rose iu nënshtrua shumë operacioneve, duke përfshirë edhe ndërhyrje në sy.  Gjithashtu, asaj i hoqën edhe gjëndrën e pështymës, çka shkaktoi prishjen e dhëmbëve (shkaqe të tjera mund të jenë: neglizhenca, numri i lartë i mjekimeve), dentistët ia hoqën të gjitha dhëmbët.

Në të vërtetë, ndryshe nga ç’pretendonte e ëma, Gypsy Rose mund të ecte, të ushqehej vetë dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje. Ajo ishte qerose për shumë vite, pasi ajo ia kishte rruar kokën që prej kohës kur ishte bebe.

Duke qenë se “Dee Dee” hiqej si një nënë e përkushtuar dhe e devotshme, njerëzit e besonin dhe u vinte keq për të. Ajo i ndiqte rastet e së bijës me mjekë të ndryshëm dhe kur testet tregonin se e bija ishte e shëndetshme dhe mjekët ia komunikonin rezultatet, ajo ndalonte së e konsultuari vajzën me ta. Për të marrë para, disa mjekë u bënë palë me mashtrimet e saj.

“Dee Dee” kishte bërë ca trajnime si infermiere, ndaj i përshkruante me detaje simptomat, në disa raste, edhe i imitonte ato. Nga ana tjetër, njerëzit mendonin se ajo ishte një nënë shumë e mirë dhe e dashur për të bijën, të cilën e këshillonte të mos tregonte asgjë nga takimet me mjekët.

Ajo i tha të atit të Gypsy Rose, Rod Blanchard, se e bija kishte një çrregullim të kromozomeve, që e kishte çuar në shumë probleme të ndryshme shëndetësore. Kur familjarët e tij vunë re se në fakt, Gypsy Rose nuk kishte nevojë për një karrige me rrota dhe nisën të ngrinin pikëpyetje, “Dee Dee” mori vajzën dhe u larguan.

Si një gënjeshtare profesioniste, “Dee Dee” pretendoi se ishte e mbijetuar e uraganit Katrina dhe mori ndihmë për t’u zhvendosur në Missouri në vitin 2005. Atje, ajo vijoi ta ndiqte të bijën me mjekë

Edhe kur vajza ishte adoleshente, “Dee Dee” sërish pretendonte se ishte sëmurë dhe nisi edhe të gënjente për moshën e Gypsy-t. Në vitin 2008, ato u transferuan në një shtëpi të re. “Dee Dee” mori përfitime të ndryshme nëpër koncerte bamirësie dhe shumë komplimente se ishte një nënë heroinë.

Në vitin 2009, një raport anonim u dorëzua tek autoritetet duke thënë se rrëfimet e “Dee Dee” për sëmundjet e së bijes nuk kishin baza mjekësore. Nisur nga kjo, punonjës vizituan shtëpinë e tyre, por “Dee Dee” i bindi se nuk kishte asgjë të keqe.

Ndërkohë që Gypsy rritej, “Dee Dee” nisi të gënjejë gjithnjë e më shumë për moshën e saj, madje shkoi aq larg, sa ndryshoi edhe datën e lindjes, për të bindur të tjerët se vajza ishte më e re në moshë. Megjithatë, duke u rritur Gypsy Rose, “Dee Dee” e kishte të vështirë ta kontrollonte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu