“Plas rrushi” në Kuvend, Flutura Açka akuzon deputetët për seksizëm…

0

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të forta mes maxhorancës dhe opozitës. Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka i ka tërhequr vëmendjen disa prej kolegëve të saj të mazhorancës për vizatimin e frutit të rrushit që bënë në një fletë

E që më pas ia drejtuan koleges së tyre Ina Zhupa. Pa përmendur emra, por që në të vërtetë e kishte me Taulant Ballën dhe Toni Gogun, Açka tha se i bëri përshtypje një veprim i tyre, që mund të ketë qenë në sensin e humorit, por që sipas saj ishte seksizëm i pastër.

“Më bëri përshtypje një dizajn që bërën kolegët e mi, mund ta ketë kapur kamera, sigurisht që mund të jetë në kuadrin e humorit, por është seksizëm i pastër. Po flasim për verën, unë mendoj që nuk janë dehur, po mendoj se po flasim dhe nuk po pimë. Herë tjetër bëni kujdes…,”-tha ajo.

 



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu