E fundit/ Plas sherri në Korçë, një person plagoset me sende të forta

0

Një konflikt i çastit ka ndodhur midis disa personave në zonën e quajtur “Dritat e Verdha” në Korçë, ku njëri prej tyre ka ngelur i dëmtuar me sende të forta. Sipas informacioneve të marra nga spitali rajonal i Korçës I dëmtuari ka marrë fraktura serioze por ngelet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 09.10.2021, rreth orës 17:20, në lagjen nr. 17, Korçë, në rrugën “Muzakajt”, gjatë një konflikti të çastit midis disa shtetasve, është dëmtuar me mjete të forta shtetasi E. Sh., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt, aktualisht ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu